Aktualitet Shqipëri-Mali i Zi, nis rivendosja e kufijve në liqenin e Shkodrës

Shqipëri-Mali i Zi, nis rivendosja e kufijve në liqenin e Shkodrës

Në liqenin e Shkodrës ka nisur vendosja e bovave të reja, nëpërmjet të cilave përcaktohet edhe vizualisht kufiri mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.

“Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës. Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh”, njofton Policia e Shtetit.