Aktualitet Shqipëria 10 vjet në NATO, aktivitete të rëndësishme sot në Tiranë

Shqipëria 10 vjet në NATO, aktivitete të rëndësishme sot në Tiranë

Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate.

Në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore.

Aty janë ftuar të marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj.