Kryesore Shqipëria dëbon ambasadorin e Iranit, Shtëpia e Bardhë: Mbështesim kryeministrin Rama

Shqipëria dëbon ambasadorin e Iranit, Shtëpia e Bardhë: Mbështesim kryeministrin Rama

Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë Gholamhossein Mohammadnia për cenim të sigurisë kombëtare.

Largimi i ambasadorit është bërë i ditur nga John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e sigurisë, John Bolton.

Në një postim në rrjetet sociale, Bolton thekson: “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke i sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata qëndrojnë kundër sjelljes së papërgjegjshme dhe të rrezikshme të Iranit në Europë dhe përreth globit”.

Gholamhossein Mohammadnia akuzohej nga muxhahedinët në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.