Bota Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE, Osmani: Shkëputja e dy vendeve...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE, Osmani: Shkëputja e dy vendeve do të kishte pasoja rajonale

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se shkëputja e dy vendeve në procesin e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të kishte pasoja rajonale. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Osmani tha:

“Në princip progresi në rrugën e euro integrimit është individual. Është sistem meritë baze, siç njihet ndryshe koncepti i regatës, secili lëshohet në ujë dhe pastaj do lëvizë në bazë të dinamikës të cilës do e imponon vet shteti. Mirëpo për shkak të rrethanave që janë krijuar në rajon ne kemi menduar se do kishte pasoja rajonale një shkëputje e tillë. Prandaj mendojmë mqs Komisioni Europian ka konstatuar në raportet e veta objektive se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, në të dyja vendet ka vendim për fillimin e bisedimeve, nuk shohim arsye pse të dyja vendet nuk duhet të vazhdojnë këtë rrugëtim. Edhe pse mbledhjet ndërqeveritare do të mbahen me vete për të dyja vendet, pastaj do të caktohen plan veprime të vecanta, për të hapur kapitujt e ndryshëm dhe këtu rrugëtimi do ndahet.” -theksoi Osmani në Përballë.

Maqedonia e Veriut merr 200 mijë vaksina nga Kina: Menaxhimi i pandemisë të mbahet larg elementit gjeopolitik

Maqedonia e Veriut do të marrë 200.000 mijë vaksina nga Kina kundër Covid-19. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani argumentoi se përse qeveria në RMV arriti në këte vendim. “Në fakt ne ishim pasojë e asaj që ndodhin në vetë BE sa i takon mosfunksionimit te sistemit Covax ne kohë por edhe procesit të prokurimit që bëri BE. Ne ishim pjesë e atij sistemi, ne kishim bërë parapagimin në Covax për 800.000 mijë doza, kishim kontratë drejtpërdrejt me Phizer për 800.000 mijë doza shtesë. Dhe në fakt ajo dështoi, raporti mes BE dhe kompanive të prodhimit. Ne ishim pasojë kolaterale e atij raporti që u krijua. Mirëpo ne kemi vlerësuar edhe në bashkëpunim me miqtë tanë se do duhet të neutralizojmë komponentin gjeopolitik në menaxhimin e pandemisë dhe prandaj kemi marrë vendimin për të blerë vaksina nga Kina”.

Në një kohë që pengesat për vaksinën Phizer kanë qënë reale, sipas ministrit Osmani elementi gjeopolitik nuk duhet të merret në konsiderate.

“Ky debat nuk po ndodh vetem në Maqedoni edhe në Shqipëri po ndodh edhe në Itali dhe Gjermani. Në të gjitha vendet e BE për shkak të zhgënjimit të vendeve me mosrealizimin e premtimeve të kompanive. Pengesat kanë qënë reale. Shembull konkret;  një vend i BE ka tentuar të na japë një pjesë të vaksinave të tyre, klauzola e kontratës se tyre me Pfizer ka qenë që nuk mund të kalojnë. Do të thotë që ka pasur pengesa objektive në këtë drejtim.” – theksoi Osmani në Përballë.