Kryesore Shqipëria edhe njëherë në census, shpenzimet i mbulon BE me 14.5 mln...

Shqipëria edhe njëherë në census, shpenzimet i mbulon BE me 14.5 mln euro

Do këtë një tjetër për census për Shqipërinë, i cili do përfshijë popullsinë dhe banesat. Kjo do të ndodhë në vitin 2020, e për këtë proces, BE do japë 14.5 mln euro. Lajmi u bë me dije nga vetë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Censusi, baza e Shqipërisë dhe BE-së. Politika efikase e integrimit europian bazohen në këto të dhënë që duhet të jenë të plota.

Prandaj BE ka ndërmarrë hapa të vazhdueshme që të dhënat të mblidhen dhe të krahasohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të dhënat duhet të jenë të plota dhe të besueshme.

KE ka theksuar që cencusi i 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e qytetarëve që të deklaronin origjinën etnike dhe besimin e tyre fetar”, tha Soreca, ku paraprakisht theksoi se censusi  2011 kishte paqartësi.