Ekonomi “Shqipëria është një parajsë krahasuar me Italinë”! Çfarë tha Rama para investitorëve...

“Shqipëria është një parajsë krahasuar me Italinë”! Çfarë tha Rama para investitorëve në “Fiera Del Levante”

“Shqipëria është një parajsë krahasuar me Italinë!”. Ka qenë ky mesazhi që kryeministri shqiptar u ka dhënë investitorëve italianë në fjalën e mbajtur në “Fiera Del Levante”, në forumin ndërkombëtar me temë “Ekonomia blu”.

Kryeministri është ndalur në lehtësitë fiskale që ofron vendi ynë për ata që investojnë në turizëm, për të ftuar investitorët që të vijnë në Shqipëri.

“Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa u terrorizuar nga taksat e burokracia.

Domethënë e gjithë ajo që ata ëndërronin që të kishin nga Berluskoni e kanë në Shqipëri; një vend thuajse pa taksa dhe për të thënë një që kush investon sot në Shqipëri në turizmin me 5 yje, ka 10 vite aktivitet pa asnjë taksë dhe me TVSH 6 %. Ata që jetojnë me turizmin e kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë.

Të investosh në agroturizëm është thuajse njësoj sepse ka vetëm një taskë 5 % dhe një TVSH prej 6 %. Dhe pastaj, për të tjerat,  nga pikëpamja e taksave jemi një vend mjaft, të themi, normal dhe krahasuar me Italinë jemi një parajsë tokësore”, tha kryeministri Rama.