Speciale Shqipëria heq vizat me Bjellorusinë: Ja pse duhet ta vizitoni

Shqipëria heq vizat me Bjellorusinë: Ja pse duhet ta vizitoni

Këshilli i Ministrave vendosi dje për të hequr vizat me Bjellorusinë. Ky vendim është reciprok që dot ë thotë se shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Bjellorusisë duhet të jenë të pajisur vetëm me pasaportë dhe e njëjta gjë vlen për bjellorusët që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Bjellorusia mbahet si një prej shteteve europiane me më pak turistë. Të huajt shkurajoheshin për të udhëtuar drejt ish-shtetit sovjetik sepse nevojiteshin procedura të stërzgjatura për të marrë vizën. Meqë ky s’është më problem për ne, ja çfarë duhet të shihni në Minsk, kryeqytetin bjellorus.

Minsku është goxha i pasur me atraksione turistike dhe kjo listë është vetëm maja e ajsbergut.

Muzeu i Luftës së Madhe Patriotike Bjelloruse

Muzeu i Luftës së Madhe Patriotike Bjelloruse u hap në vitin 1944. Thjesht kjo datë është unike sepse në atë vit, Lufta e Dytë Botërore ishte ende në zhvillim e sipër. Jellorusia u ndikua shmë nga lufta, humbi miliona njerëz dhe këtë fat e vuajti sërish në duart e Stalinit. Sidoqoftë, muzeu vetëm u zhvendos dhe u zmadhua. Tani gjendet në një godinë masive në Sheshin e Heronjve. Muzeu u rihap në 2014-n, vigjiljen e Ditës së Pavarësisë për të përkujtuar çlirimin e Bjellorusisë nga pushtuesit nazistë.

Sheshi i Pavarësisë

Minsku ka pafund sheshe me statuja, kopshte dhe monumente. Sheshi i Pavarësisë është një ndër më të mëdhenjtë në Europë. Në këtë shesh ndodhet Këshilli Suprem i Bjellorusisë, Kisha e Shën Simonit dhe Shën Helenës, dhe Bashkia e Minskut. Ka një stacion metroje, një statujë të Leninit, një qendër tregtare, një universitet dhe një pub irlandez.

Teatri i Operës dhe Baletit

Një nga godinat më mbresëlënëse në Minsk është ajo e Teatrit të Operas dhe Baletit. Mund të mahniteni me fasadën, mund të mahniteni me shfaqjet që organizohen sipas stilit rus. Teatri njihet edhe si teatri Bolshoi, porsi ai në Moskë.

Gorky Park

Edhe Gorky Park nuk ndodhet vetëm në Moskë. Parku u ndërtua në vitet 1800, kur ishte vetëm një kopsht i thjeshtë. Mori emrin e Maxim Gorky, shkrimtarit të njohur sovjetik. Momentalisht, Gorky Park ka një park lojërash, një ring patinazhi dhe një observator.

Katedralja e Shpirtit të Shenjtë

Edhe pse u ndalua nën komunizëm, feja mbijetoi dhe vijon të luajë një rol të rëndësishëm në jetët e bjellorusëve. Kjo katedrale është qendra e Kishës Ortodokse Bjelloruse. Është ndartuar rreth viteve 1633-1642 dhe ka një manastir të bashkangjitur. Pas dëmtimeve të shkaktuara nga zjarret dhe lufta, katedralja është rindërtuar.

Ishulli i Lotëve

Ishulli i Lotëve është një monument në nder të luftës 9-vjeçare mes Bashkimit Sovjetik dhe Afganistanit, që ndodhi mes viteve 1979-1988. Njerëzit kalojnë përmes një ure dhe arrijnë në ishullin e vogël ku ndodhet një statojë e shenjtë e një djaloshi me krahë engjëlli. Zona intime e statujës është me e artë se pjesa tjetër e statujës sepse vajzat bjelloruse i prekin ditën e dasmës për të bërë fëmijë.

Galereya Slavutasts

Vizitoni Galereya Slavutasts për një rrugëtim të mrekullueshëm në artin bjellorus. Është një nga galeritë më të pazakonta në Europën Lindore pasi strehon vepra arti jashtëzakonisht të bukura dhe të shëmtuara.