Kryesore Shqipëria humb shansin këtë vit, Reuters: Nuk e merr ftesën as në...

Shqipëria humb shansin këtë vit, Reuters: Nuk e merr ftesën as në shtator

Bruksel- As Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk do të marrin miratimin e Këshillit Ministrave të Bashkimit Europian më 18 qershor për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Të dy vendet prisnin miratimin e Këshillit më 18 qershor në mënyrë që vendimi më pas të miratohej në Samitin e udhëheqësve më 20 dhe 21 qershor.

Diplomatë dhe zyrtarët të Bashkimit Europian e kanë konfirmuar lajmin negativ për agjencinë Reuters, pavarësisht thirrjes së 13 vendeve të bllokut dhe të kreut të Këshillit, Donald Tusk.

Takimi i radhës mes qeverisë të vendeve të BE-së ku do të merret një vendim do të mbahet në shtator, por dhe atëherë lajm pozitiv do të ketë vetëm për Maqedoninë e Veriut që gjithashtu synon t’i bashkohet NATO-s në vitin 2020. Kjo do të thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të ndahen në rrugën e integrimit, pavarësisht thirrjeve të Brukselit për të parë efektin gjeostrategjik.

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për emrin me Greqinë. Ndërsa Shqipëria shihet me dyshim nga shumë qeveri europiane dhe e ardhmja nuk duket premtuese,” i tha një diplomat agjencisë Reuters.

Pavarësisht se një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria shihet si një prej vendeve më të korruptuara të Europës dhe sipas zyrtarëve të ShBA-së dhe të BE-së ka shënuar pak përparim në lidhje me luftimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit, pavarësisht procesit të vetting-ut që ka sjellë shkarkimin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve