Kryesore Shqipëria i plotësoi kushtet paraprake

Shqipëria i plotësoi kushtet paraprake

Shtohen zërat në Parlamentin Europian që kërkojnë nga komisioni hapjen e negociatave me Shqipërinë. Raportuesi Knut Fleckenstein, në një intervistë për Klan Plus, deklaroi se kushtet paraprake siç janë reforma në gjyqësor, Vetingu dhe zgjedhjet, u realizuan. “Nuk duhet të vendosen më kushte penguese”.

“Deklarata e sotme e Presidentit Juncker nuk është ndonjë lajm i madh! Në të gjithë e dinim se në këto pesë vite nuk do të ketë anëtarësime të reja. Gjithsesi negociatat duhet të vijojnë, madje duhet të nxitojmë pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane. Me Shqipërinë duhet të nisim sa me shpejt negociatat”.

Ju keni kërkuar publikisht nga Komisioni Evropian datën zyrtare të fillimit të negociatave. Cili është qëndrimi i tyre?

“Ata nuk më kanë dhënë datë konkrete. Jo veten unë por edhe parlamenti evropian kërkon që komisioni të veprojë tashme. Kishim kërkuar të niste reforma në gjyqësor, Vettingu, zgjedhjet që u realizuan mirë. Pra siç e shihni janë realizuar kushtet paraprake. Çështjet më themelore mund të trajtohen gjatë negociatave, por nuk mund të shtojmë çështje të tjera penguese në këtë moment”.