Politika Shqipëria merr drejtimin e presidencës së OSBE-së

Shqipëria merr drejtimin e presidencës së OSBE-së

Shpërndaje

Shqipëria do të drejtojë presidencën e OSBE-së në vitin 2020. Kjo sapo është vendosur në mbledhjen e zhvilluar sot në Milano të Italisë, si shteti që ka dhe drejtimin e radhës së Presidencës.Vendi ynë ishte vetmi shtet që kishte paraqitur kandidaturën për të drejtuar presidencën e radhës së OSBE. Mësohet se shtete anëtare të kësaj organizata kanë votuar që Shqipëria të drejtojë këtë presidencë. Mbi bazën e këtij votimi rezulton se kontestime nuk kanë pasur as përfaqësuesit e 57 shteteve si Serbia dhe Rusia. Pikërisht sot ishte edhe afati i fundit i kontestimit nga ana e shteteve anëtarë për këtë kandidaturë

Lajmi për marrjen e kësaj presidence u dha nga Presidenca e OSBE-së në Tiranë. Me anë të një postimi në Twitter, shkruan se ne e përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e presidencës dhe ne presim një bashkëpunim më të ngushtë gjatë përgatitjes së rolit të ri dhe përgjegjësive që ajo përfshin brenda komunitetit të sigurisë.

Ndërsa urimi për marrjen e presidencës u bë edhe nga Misioni amerikan i OSBE-së, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “SHBA mirëpresin vendimin e miratuar në # OSCEMC18 duke miratuar sot # kandidaturën e Shqipërisë si Kryetare e OSBE-së në vitin 2020! Ne shprehim vullnetin që të mbështesim Shqipërinë, në përmbushjen e këtij roli vendimtar”.
Që prej shpalljes së synimit më marrjen e presidencës, Tirana zyrtare ka lobuar për të marrë votën e vendeve anëtare të OSBE-së, me qëllim që ajo të mos kontestohet.
Në shtator të vitit 2018, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shfrytëzoi vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në Tiranë për t’i kërkuar publikisht Gjermanisë mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë për drejtimin e OSBE.

“Me ministrin do të vazhdojmë të bisedojmë dhe unë do të përsëris një kërkesë që ne kemi bërë për të marrë mbështetjen e qeverisë federale për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në. Jemi të bindur që kjo do të kontribuonte dhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit tonë, procesit integrues të rajonit dhe do të ishte një incentivë për Shqipërinë dhe rajonin”, tha Rama, në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm gjerman.
Presidenca e OSBE-së ka një rëndësi të veçantë ndryshe nga organizmat e tjerë si NATO apo BE, për shkak se në të bëjnë pjesë edhe shtete si ato Perëndimore dhe ato Lindore. Këtu mund të përmendim se anëtare janë edhe Rusia, SHBA, Turqinë, por edhe shtete anëtare të BE-së, si Gjermani, Austria, Italia apo dhe Greqia.