Aktualitet Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në...

Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit 2019.

Sipas raportit, numri i aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës pësoi rënie krahasuar me një vit më parë. Për shtetasit irakianë, që kryesojnë listën e dhjetë vendeve me kërkesat më të shumta për azil, gjatë vitit 2019 u vu re një rënie prej 19 përqind të kërkesave.

Ndërsa aplikimet nga shtetasit turq u rritën me 10 përqind. Shqipëria renditet pas Irakut, Pakistanit, Turqisë, Iranit dhe Nigerisë për nga numri i kërkesave për azil. Raporti citon se shtetasit e Sirisë të përfshirë nga lufta ishin përfituesit më të mëdhenj të marrjes së azilit në BE, rreth 85 përqind e aplikantëve.

Ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian, numri i përfituesve nga aplikimet ishte me rreth 1% për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe 6% për qytetarët e Shqipërisë./VOA