Kryesore “Shqipëria mori 189 milion $ në 4 vite”, Grenell publikon ‘shpenzimet’ e...

“Shqipëria mori 189 milion $ në 4 vite”, Grenell publikon ‘shpenzimet’ e USAID në Ballkan: Kryeson Kosova

Vendimi i Presidentit Donald Trump për “ngrirjen” e ndihmave amerikane për vendet e tjera, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Pa llogaritur vendet e tjera në botë, organizatat joqeveritare (OJQ-të) në vendin tonë kanë marrë nga USAID plot 189 milion dollarë për vetëm 4 vite.

Shifrat i ka publikuar në rrjetin e tij social “X”, I Dërguari i SHBA-së me Mision të Posaçëm Richard Grenell. Ai shkruan se “amerikanët punëtorë kanë paguar taksa, që politikanët në Uashington t’i shpenzonin pa fre”.

Në listën e Ballkanit Perëndimor publikuar prej tij, Kosova mban vendin e parë me 537 milion $ të grumbulluara.

Shpenzimet e USAID për vendet e Ballkanit Perëndimor, periudha (2020-2024)

Kosova: 537 milion dollarë

Bosnje-Hercegovina: 402 milion dollarë

Maqedonia e Veriut: 290 milion dollarë

Serbia: 209 milion dollarë

Shqipëria: 189 milion dollarë

Mali i Zi: 77 milion dollarë

Administrata e Trump e ka akuzuar USAID-in për shpërdorime të rënda fondesh. Nisur nga kjo, është marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të kësaj agjencie.

USAID u krijua në vitin 1961 si një agjenci e pavarur qeveritare për të ndihmuar demokracitë në zhvillim dhe vendet e varfra, ndërsa rrjeti i saj është shtrirë në mbi 100 shtete.