Kryesore Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë

Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë

30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19.

Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qëndrojnë për një muaj.

Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës.

Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Ndërkohë, është zbardhur edhe vendimi për dërgimin e 30 mjekëve shqiptare në Bergamo, si solidaritet me Italinë në luftën me koronavirusin.

Vendimi i qeverisë është botuar tashme në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se pagesa e mjekëve do të bëhet nga buxheti i shtetit shqiptar.