Aktualitet ‘Shqipëria një ndër destinacionet më romantike të Ballkanit’, Rama publikon shkrimin e...

‘Shqipëria një ndër destinacionet më romantike të Ballkanit’, Rama publikon shkrimin e medias së huaj

Shqipëria vecohet si një ndër destinacionet më romantike të Ballkanit. Kete e shkruan ne nje artikull te vetin ‘Culture Trip’, teksa publikon listen me vendet qe duhen vizituar ne Ballkan. Nderkohe qe lajmin e ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale kryeministri Rama.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES ????

dhe me këtë artikull të ‘Culture Trip’ që veçon bregdetin e Shqipërisë si një ndër destinacionet më romantike të Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë ????

* * *

”Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj blu, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një arratisje romantike e të përballueshme.

Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të shëtisësh përgjatë bregut. Kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor.

Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë dhe i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”