Aktualitet “Shqipëria po del nga tuneli”, Rama: Doza të tjera të Pfizer mbërrijnë...

“Shqipëria po del nga tuneli”, Rama: Doza të tjera të Pfizer mbërrijnë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se 7200 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri gjatë ditës së hënë.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë dhe se fushata e vaksinimit nuk do të ndalet për asnjë ditë.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, shkruan kryeministri.