Ekonomi “Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar”, Basha: Na duhet një politikë...

“Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar”, Basha: Na duhet një politikë serioze

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu referuar një shkrimi në “Fitch”, shprehet se Shqipëria listohen në vendet e rrezikshme për të investuar.

Në një postim të bërë në Facebook, Basha ka cituar agjensinë ndërkombëtare Fitch, teksa thotë se në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar dhe se “shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë”.

“Komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie. Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara”, shprehet Basha.

Ai thekson se ajo që i duhet vendit është një politikë serioze dhe mirëstudiuar për të dalë nga kriza dhe për t’i dhënë vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.