Aktualitet Shqipëria vesh “petkun e bardhë”, pamjet janë mahnitëse (Foto)

Shqipëria vesh “petkun e bardhë”, pamjet janë mahnitëse (Foto)

Moti i keq me reshje të dendura bore dhe temperatura të acarta ka përfshirë thuajse të gjithë Shqipërinë dhe përveç problematikave të evidentuara, kryesisht në qarkullimin e mjeteve, panorama nga “veshja e petkut të bardhë” është mahnitëse.

Elbasani është një nga qytetet “e zgjuara” i mbuluar nga dëbora.

Edhe qytetet e tjera të këtij qarku si Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Librazhdi dhe Prrenjasi janë zbardhur mëngjesin e së mërkurës dhe pamjet që vijnë prej andej janë mbresëlënëse.

Por spektaklin e vërtetë dëbora e ka dhuruar në Pogradec, aty ku gërshetimi i malit dhe liqenit ka krijuar një imazh fantastik për sytë.