Kosova “Shqiptarët dhe serbët, fqinjët që nuk pinë kafe në të njëjtat bare”

“Shqiptarët dhe serbët, fqinjët që nuk pinë kafe në të njëjtat bare”

Nga Linda Pressly & Albana Kasapi, BBC

“Është zgjedhja juaj të përcaktoni se ku doni ta pini kafenë në qytetin serb të Bujanovcit, afër kufirit me Kosovën. Shqiptarët dhe serbët nuk pinë kafe në të njëjtat bare”, thotë Valon Arifi, një shqiptar etnik. Qyteti në fjalë ka popullsi me shumicë serbe, por  edhe numri i shqiptarëve është i lartë.

“Serbët dhe shqiptarët këtu pinë kafe bashkë vetëm nëse kanë për të diskutuar për çështje biznesi. Por të pinë  kafe vetëm si shokë? Kjo nuk ndodh”, tha më tej Valoni.

Dhe nëse do hyni në kafen “e gabuar” në Bujanovc, së shpejti do ta merrni  një mesazh.

“Ju mund të pyesni për fjalëkalimin e wi-fi dhe do lexoni  diçka të tillë: Shqiptarët nuk janë të mirëpritur këtu; dhe në baret shqiptare, mund të përdoren fjalëkalime të tilla kundër serbëve”, thotë ai.

Valon Arifi

Ndarja etnike është thellësisht e dukshme në Luginën e Preshevës, një cep i varfër i Serbisë. Vendi ku jeton, shkolla që ndjek fëmijëa, gjuha që flet dhe nëse shkon në  kishë apo xhami reflektojn origjinën e qytetarëve.

Pse duhet të shkëmbehen territoret?

Që kur Serbia dhe Kosova i dhanë fund luftës së përgjakshme në 1999, marrëdhëniet mes dy shteteve  kanë mbetur të tensionuara. Serbia kurrë nuk e njohu Pavarësinë e Kosovës, e cila e shpalli në vitin 2008.

Por Bashkimi Evropian do që Serbia të arrijë një marrëveshje me fqinjin e saj përpara se të behët anëtare e BE. Ndërkohë, Kosova kërkon njohje zyrtare në OKB e cila është bllokuar nga aleati i Serbisë, Rusia.

Një situatë dramatike, madje shumë e quajnë të paimagjinueshme, ku zgjidhja mund të jetë shkëmbimi i terrtoreve mes dy shteteve përgjatë vijave etnike. Kosova do të fitonte Luginën e Preshevës dhe rajoni më i madh serb i veriut të Kosovës do të bëhej pjesë e Serbisë. Por asgjë nuk është vendosur, dhe askush nuk e di se ku mund të vendosen kufijtë e rinj.

Ndërsa bisedimet kanë ngecur në Bruksel, tensionet janë rritur; Kosova ka goditur  me vendosjes e tarifës 100% ndaj mallrave serbe. Tani ka presion edhe nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj krerëve të Serbisë dhe Kosovës, duke u bërë thirrje atyre të bëjnë paqe.

Në veri-perëndim të Bujanovcit, edhe më afër kufirit me Kosovën, komuniteti i Tërnovacit është ekskluzivisht shqiptar.

Propozimi që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën nuk është i ri. Pas luftës, Tërnovaci u bë një qendër për një forcë paraushtarake që luftoi kundër  Serbisë deri në vitin 2001 me qëllim që të arrinte bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.

Aridona Shabani,  kishte ardhur për pushime në shtëpi, pasi ajo ndjek studimet për mjekësi në Tiranë. Ajo shpreht se kurrë nuk ka pasur ndonjë shok serb dhe se flet vetëm pak serbisht.

Xhevahire Shabani dhe Aridona Shabani

“Nuk më pëlqen gjuha. Nuk është interesante si anglishtja apo frëngjishtja”, thotë ajo.  Nëna e saj Xhevahire nuk mund të pijë kafe me serbët që e njeh dhe ajo nuk e flet gjuhën serbe.

“Kemi jetuar në ish-Jugosllavi kur serbët dhe shqiptarët duhej të ishin të unifikuar. Ky brez u rrit në një kohë lufte, kur u nxit urrejtja. Këto përvoja të ashpra i kanë bërë të rinjtë të largohen nga njëri-tjetri”, tha ajo.

Pak kilometra në lindje ndodhet Rakovaçi.

“Rakovaçi është një fshat shumë i vjetër serb, nuk duam të jemi pjesë e Kosovës”, thotë Vukasin, i cili është në 20-tat e tij dhe nuk dëshiron që të japë mbiemri i tij.

Nëse kufiri do ndryshonte Rakovaci do të bëhej pjesë e Kosovës, a do të kishte rrezik për dhunës?

“Kjo mund të ndodhë”, thotë Dragoslav, i cili si shumë këtu është i papunë dhe jetojnë nga prerja dhe shitja e drurit. Të lodhur nga politika, Stojko Janic flet për humnerën e krijuar me dy komuniteteve.

“Kam punuar me shqiptarët për 17 vjet. Kam pasur miq më të mirë shqiptarë sesa serbë. Ata ende duan të jenë miq, por kanë frikë të qëndrojnë me mua, sepse do të shihen si tradhtarë nga komuniteti i tyre”.

Por, në një klub basketbollit në Bujanoc, të rinjtë me origjinë serbe, shqiptare dhe rome stërviten së bashku.

“Kur isha i vogël të gjithë loznim bashkë, por gjërat ndryshuan këtu për shkak të luftës”, thotë themeluesi i klubit Nenad Stajiç, i cili është serb.

“Unë kam një filozofi: kudo në botë, fëmijët duan të njëjtën gjë, nuk ka dallim midis tyre. Të rinjtë këtu mësojnë të jetojnë së bashku, të punojnë së bashku dhe të bëjnë miq”.

Hevzi Imeri, një shqiptar dhe Danilo Dabetic i cili është serb, janë të dy lojtarë aspirantë profesionistë dhe miq të mirë.

Shokët Hevzi dhe Danilo

“Danilo është si miqtë e mi shqiptarë, vetëm se ai flet një gjuhë tjetër”, thotë Hevzi, i cili flet mirë serbisht. “Ne shkojmë bashkë dhe pimë kafe, shkojmë bashkë në ditëlindje”, thotë Danilo. Por gjithçka mund të ndryshojë nëse kufijtë e Luginës së Preshevës do të reduktohen.