Extra “Shqiptarët e mrekullueshëm”, Rudina Xhunga rikthehet me një tjetër emision

“Shqiptarët e mrekullueshëm”, Rudina Xhunga rikthehet me një tjetër emision

Rudina Xhunga rikthehet në News24 me një tjetër emision, madje dhe mision. T’iu kthejë shpresën shqiptarëve. Kështu rrëfeu vetë gazetarja e njohur në studion e News24 teksa foli për emisionin e saj të ri që do të nisë të dielën.

Ajo tha se nuk do jetë më emisioni i aktualitetit që bërtet por do jetë i aktualitetit që të bën të shpresosh.

Rudina rrëfen edhe emrin e emisionit të ri që sigurisht ka shqiptarët në fokus.

“Unë këtu kam qenë gjithmonë, nuk kam ikur asnjëherë. Kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet, por i shpresës që na bashkon në një atdhe të përbashkët. Ajo që ndiej unë, është se ka ardhur koha që të besojmë se Shqipëria bëhet dhe janë njerëzit e mirë që do ta bëjnë atë. Ky është një cikël emisionesh dhe do të titullohet ‘Shqiptarët e mrekullueshëm’”, u shpreh gazetarja.