Politika Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Jamaal Bowman dhe Eliot Engel

Nga Ilir Demalia

Sot shqiptarët humbën të vetmin zë të fuqishëm që i kishte ngelur në Kongresin Amerikan dhe që ishte njëkohësisht kryetar i Komitetit Mardhënieve me Jashtë në Kongres Eliot Engel. Sot ishin primaret për përfaqësuesit në Kongres brenda Partisë Demokratike në rajonin Bronx dhe Westchester County New York dhe Kongresmeni Eliot Engel humbi karshi kandidatit tjetër demokrat Jamaal Bowman, i cili fitoi me 63 përqind. Engel është një kritik i ashpër i administratës Presidentit Trump, në lidhje me politiken që po ndjek me Kosovën

Në Bronx & Westchester County jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerikë të cilët kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel. Në zgjedhjet sot shumë shqiptarë të kësaj zone kanë ndërruar mendje.

Kongresmeni Engel ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e Kosovës prej 30 vjetësh që nga viti 1989 sëbashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çështjes Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin Serb në Kosove dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi shtetit Kosovës. Në të gjitha këto ngjarje Kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.

Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë.

Foto me Kongresmenin Eliot Engel në vitin 1993