Aktualitet Shqiptarët në Britani, “skllevër” modern: Lavazhet janë burimi kryesor

Shqiptarët në Britani, “skllevër” modern: Lavazhet janë burimi kryesor

Shqiptarët që punojnë më Mbretërinë e Bashkuar në sektorin e larjes së makinave, së bashku me nigerianët që punojnë si shërbyese apo punonjëse seksi, si dhe vietnamezët në sektorin e estetikës, janë pjesë e asaj që njihet gjerësisht si “skllavëri moderne”.

Paçka se shumë organizata dhe media të ndryshme kanë shkruar për diçka të tillë, prestigjiozja “The Independent” vë theksin pikërisht te kombësitë më të prekura dhe te sektorët më të prekur.

Në të gjithë vendin vlerësohet se rreth 13 mijë individë janë të prekur nga skllavëria moderne dhe shqiptarët duket se janë ndër viktimat kryesore.

Të tjera të dhëna tregojnë se, numri i atyre që jetojnë në skllavëri moderne fiksohet në 136 mijë në Mbretërinë e Bashkuar. Shqiptarët ndërkohë duket se janë të përfshirë, jo vetëm në sektorin e larjes së makinave, por edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi apo bujqësia. Sektori i larjes së makinave është ai më i prekuri nga skllavëria modern thonë instancat shtetërore, ndërkohë që përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët rezultonin si të parët në listën e “skllevërve”, me rreth 200 raste të raportuara, thuajse dy herë më shumë se vend i dytë në listë, që rezulton të jetë Kina.

“The Independent” shkruan se të gjitha bizneset janë bashkëfajtorë, të të gjitha niveleve./Scan