Aktualitet Shqiptari Alket Dauti ekstradohet në Belgjikë

Shqiptari Alket Dauti ekstradohet në Belgjikë

31-vjeçari shqiptar Alket Dauti është ekstraduar në Belgjikë. Ai ishte arrestuar në Qershor të vitit 2018 nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani.

Ai akuzohet si udhëheqësi i një rrjeti që dërgoni ilegalisht persona në Britani.

Arrestimi ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britanik-belg. Ai drejtonte një grup që dërgonin me kamionë burra, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Britanisë.

Dauti u dënua në mungesë nga një gjykatë belge më 14 Dhjetor 2018 dhe iu dha një dënim me burg prej dhjetë vjetësh dhe një gjobë prej 720,000 euro.

Kreu rajonal i hetimeve të NCA, Andrea Wilson tha: “Përmes punës sonë të ngushtë me Policinë dhe prokurorët federalë të Belgjikës ne kemi goditur një grup të rëndësishëm të krimit të organizuar i përfshirë në sjelljen e emigrantëve në Britani në mënyrë të paligjshme. Dauti ishte kreu i atij grupi. Ai i trajtoi emigrantët e dëshpëruar si mall për të bërë para. Ai nuk kishte marrë parasysh se jeta e tyre vihej në rrezik pasi ata udhëtonin në anën e pasme të kamionëve.  Ai është dënuar nga një gjykatë belge dhe ne e kemi ekstraduar atje për të kryer dënimin e tij”.

Alket Dauti jetonte në Bwrxhi të Britanisë dhe autoritet janë detyruar ta ekstradojnë drejt Belgjikës.