Aktualitet Shqiptari i murosur në Itali, vrasësit kërkojnë lirinë

Shqiptari i murosur në Itali, vrasësit kërkojnë lirinë

Katër të dyshuarit kryesorë për vrasjen e shqiptarit të murosur rreth 6 vjet më parë në Senago të Italisë, i janë drejtuar Gjykatës për të fituar lirinë.

Një nga personat kryesor që ka kërkuar pafajësinë është Carmela Sciacchitano, 63 vjeçe, një banore siciliane, e cila u konsiderua nga prokurori i Monzës, si nxitësja e vrasjes së Astrit Lamajt, i cili u zhduk papritur në janar 2013.  Sciacchitano dyshohet se ka rekrutuar vrasësit sicilianë për ekzekutimin e shqiptarit.

Faji i 42-vjeçarit shqiptar ishte se kishte ndërprerë marrëdhënien  njëvjeçare me Sciacchitano. Astrit Lamajt u largua duke marrë 100 mijë euro nga shtëpia e gruas. Gruaja nuk është e interesuar për vjedhjen. “Për të, 100 mijë euro nuk janë asgjë … sepse kishte mjaftueshëm para … ajo jeton në një shtëpi prej 450 mijë euro …” komentuan banorët e zonës që e njihnin mirë atë. Motivi për vrasjen është hakmarrja, kapja dhe ekzekutimi sipas kodeve kriminale të njohura në Jug.

Personi tjetër që ka kërkuar lirinë është Giuseppe Cammarata (personi që Carmela kishte kërkuar për të eliminuar ish të dashurin e saj. Babi i këtij të fundit ndodhet në burg, i akuzuar për krime mafioze. Përpara se të komunikonte me Giuseppe Cammarata, Sciacchitano ishte takuar fillimisht me Carmelo Arlotta, një i dënuar sicilian,  i cili ishte personi që bashkëpunuar në vrasjen e shqiptarit. Arlotta ka pranuar që të punojë me drejtësinë për zbardhjen e krimit.

Fillimisht ai kishte refuzuar  që t’i bindej Carmelinës, por pastaj ai kishte thirrur për ndihmë Cammaratën së bashku me vëllanë e tij, Angelo Arlotta dhe kushëririn Francesco Serio. Ata akuzohet për vrasje me paramendim dhe fshehjeje të kufomës.

Carmelo Arlotta tentoi me çdo formë që të linte jashtë kësaj historie të afërmit e tij, por policia arriti që të rindërtojë krimin, duke dalë në konkluzionin se Angelo dhe Francesco ishin ata që e çuan  nga Liguria në Muggiò shqiptarin Astrit Lamaj, duke e bërë atë të besonte se donin të blinin drogë. Pas kësaj, Lamaj u zhduk, pa lënë asnjë gjurmë dhe pas 6 vjetësh u gjet i murosur në një vilë në Senago.