Aktualitet Shqiptari kapet mat me të dashurën brenda në fabrikë

Shqiptari kapet mat me të dashurën brenda në fabrikë

Një emigrant shqiptar i cili qëndronte ilegalisht në Britani të Madhe është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg. Ai ishte kapur duke u kujdesur për një fabrikë kanabisi në Yorkshire.

Shqiptari Leontjev Zenelaj është shprehur për policinë se ishte mbajtur si skllav nga një bandë shqiptare e krimit të organizuar dhe se nuk kishte qenë dëshira e tij të merrej me atë punë.

Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga drejtësia britanike, duke shpallur fajtor për prodhimin e kanabisit në një shtëpi në Boroughbridge Road në York në Nëntor të vitit 2016.

Ishte era e fortë e kanabisit që zbuloi fabrikë u dëgjuar të thuhej në gjykatë. Qiradhënësit Minazur Rahman, iu pezulluar leja që të këtë në pronësi shtëpinë.

Policia gjeti brenda në shtëpi 49 bimë dhe pajisje për rritjen e lëndës narkotike. Energjia elektrike për rritje e bimëve gjithashtu vidhej.

Zyrtarët gjithashtu gjetën dy valixhe të vogla me rroba burrash dhe grash. Në shtëpi kishte një banjo të vogël, një frigorifer, një tavolinë dhe dy karrige.

Zenelaj kur u arrestua ishte bashkë me të dashurën e tij. Policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër të dashurës së tij, por vetëm shqiptari u arrestua dhe tani u dënua.

Zenelaj, 26 vjeç, i cili u asistua nga një përkthyes në gjuhën shqipe gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se ai ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte mbajtur si skllav në atë shtëpi.

Por një numër sendesh të konfiskuara nga shtëpia, duke përfshirë një marrëveshje qiraje, shenjat e gishtërinjve të tij, dhe një telefon celular që përmbante një video kur ai shikohet duke numëruar  5,000 euro para pronarit të tij Rahman, hedhin poshtë pretendimin e tij.

Zenelaj gjithashtu shkonte në treg shëtiste me të dashurën e tij, duke dëshmuar se nuk po mbahej kundër vullnetit të tij. Ndërsa  pronari i tij Rahman, 28 vjeç, u deklarua fajtor dhe u dënua me kusht me 10 muaj, si dhe do të bëjë 150 orë punë në komunitet.