Kuriozitete Shqiptari nga Kosova bën realitet ëndrrën amerikane

Shqiptari nga Kosova bën realitet ëndrrën amerikane

I lindur në Gjakovë, Pilot në Flotën Ajrore Amerikane duke realizuar ëndrrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është i riu, Edmond Smajli, i cili është vetëm një hap larg për t’u bërë pilot ushtarak. Smajli tashmë me sukses ka kryer shkollimin dhe bëri betimin në Air Forcen Amerikane. Familja e pilotit Edmond Smajli, janë nga Klina, kurse aktualisht jetojnë në Dallas të SHBA-ve

Shtatorin e kaluar ai bëri betimin për në një nga universitetet më prestigjoze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën.

Ai është nga Klina – Kosovë, dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit – Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, student me rezultatet më të larta që prej mbasi studiojë në Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach Florida, do të jetë pjesë e Flotës Ajrore Amerikane U.S. Air Force si një pilot.

Prindërit e tij emigruan në kohën e ish-Jugosllavisë, në vitin 1989, tridhjet vjet më parë, kohën e shpërbërjes, kohën e luftërave shkatërrimtare që shkaktoi regjimi i Millosheviçit.

Ku një nga më të dëmtuarat nga lufta doli edhe Kosova, e cila në mbrojtje mori edhe ndihmën me bombardimet 78 ditore të SHBA dhe NATO-s, mbi Serbi, dhe bazat e tyre ushtarake.

Burimi: Beqir Sina/ INA