Aktualitet Shqiptari pengon dëbimin nga Britania në Ruandë

Shqiptari pengon dëbimin nga Britania në Ruandë

Një vendimi i qeverisë britanike për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda u anulua në momentin e fundit, pasi Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut që e ka dënuar këtë nismë.

Mes të dëbuarve nga Anglia në Ruanda ishte dhe një azilkërkues shqiptar. The Guardian raporton se ai ishte në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa po priste të hipte në fluturimin e deportimit për në Ruanda, një vend për të cilin ai tha se nuk di “asgjë”.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, mësohet të ketë thënë shqiptari.

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, kanë qenë fjalët e shqiptarit, i cili ka theksuar gjithashtu se kishte menduar të vriste veten në vend që të hipte në avion.