Bota Shqiptari që vendos për Malin e Zi: Tërheqim mbështetjen nëse qeveria shkel...

Shqiptari që vendos për Malin e Zi: Tërheqim mbështetjen nëse qeveria shkel marrëveshjen

Kryetari i Lëvizjes Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, shqiptari që ka përcaktuar marrjen e pushtetit nga ana e opozitës pas zgjedhjeve ku humbi partia e Gjykanivicç, ka folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan për qeverinë e re.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse qeveria e krijuar nga opozita pro-serbe në Mal të Zi, shkel marrëveshjen e firmosur mes tyre, Abazoviç është shprehur se do të largohen nga koalicioni.

Sipas tij, 3 janë prioritetet kryesore të qeverisë; lufta kundër korrupsionit, rruga drejt Bashkimit Europian dhe ekonomia.

Nga do të shkojë vota juaj?

“Vota ime do të shkojë drejt Perëndimit, drejt BE”.

Perëndimi ka mbështetur Gjukanoviçin në raport me opozitën.

“Perëndimi ka mbështetur edhe Gadafin, edhe Mubarakun, Perëndimi mbështet aty ku ka interesin e vetëm, por Perëndimi mbështet edhe ndryshimin. Marrëveshjen si e kemi nënshkruar mendoj se e kemi mbështetjen e Perëndimit”.

Nëse qeveria shkel këtë marrëveshje, ju mund të largoni mbështetjen tuaj?

“Po absolutisht, dakord 100%”.

Cilat do të jenë prioritetet kryesore të qeverisë?

“Tre gjëra; lufta kundër korrupsionit, drejtimi në Bashkimin Europian edhe stabilitet ekonomik pasi jemi në probleme të mëdha ekonomike”.

Çfarë raporte keni me Shqipërinë dhe Kosovën?

“Shumë të mira. Me mjaft politikanë njihem, edhe me disa prej tyre janë shok i ngushtë. Nuk jam shumë prezent në jetën publike si dikush që ka qenë 20 vite. Por jam i gatshëm për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.