Kryesore Shtatë viktima dhe 490 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë viktima dhe 490 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit Covid-19 u ka marrë jetën 7 qytetarëve.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47-vjeçare nga Vlora, një 63-vjeçar, një 70-vjeçar dhe një 72-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar dhe një 71-vjeçar nga Durrësi, 83-vjeçare nga Elbasani”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Me Covid-19 kanë rezultuar gjithsej 490 qytetarë. Bashkia e Tiranës ka më shumë raste.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.