Bota Shtëpia e Hitlerit do të kthehet në rajon policie, Austria prezanton projektin

Shtëpia e Hitlerit do të kthehet në rajon policie, Austria prezanton projektin

Austria ka zbuluar projektin e shndërrimit të shtëpisë ku ka lindur Adolf Hitler në një komisariat policie.

Autoritetet në Austri kanë vendosur ta bëjnë komisariat banesën në mënyrë që neo-nazistët të mos grumbullohen më aty për ta vizituar.

Shtëpia në Braunau, në kufi me Gjermaninë, do të rimodelohet në mënyrë që të jetë në harmoni me pjesën tjetër të rrugës.

Projekti që do të kushtojë më shumë se 5 milionë euro pritet të përfundojë në vitin 2023.

“Një kapitull i ri do të nisë nga shtëpia ku lindi një diktator dhe një vrasës masiv i njerëzimit”, tha ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.