Bota Shteti amerikan i Misurit hedh në gjyq Kinën

Shteti amerikan i Misurit hedh në gjyq Kinën

Shteti amerikan i Misurit do të hedh në gjyq qeverinë kineze për rolin që luajtën në pandeminë e koronavirusit dhe efektet që ka pasur në shtet, duke e akuzuar vendin aziatik për fshehjen e informacionit, heshtjen e gazetarëve dhe faktin se ka bërë pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Lajmi u bë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt të martën.

Të paktën 6.105 raste me koronavirusit janë konfirmuar në Misuri dhe të paktën 229 persona kanë vdekur.

Schmitt ngriti padi civile në gjykatën federale në rrethin lindor të Misurit.

Procedimi gjyqësor, i pari i llojit të tij, pretendon se, “autoritetet kineze mashtruan publikun, shtypën informacionin, mohuan përhapjen e virusit pavarësisht provave në rritje, shkatërruan kërkimet kritike mjekësore dhe lejuan miliona njerëz të ekspozohen ndaj virusit, duke shkaktuar kështu një pandemi globale që ishte e panevojshme dhe e parandalueshme“.

Eric Schmitt

Ekspertët ligjorë kanë thënë se procesi gjyqësor përballet me një betejë të vështirë sepse Kina mbrohet nga imuniteti sovran.

Procedimi gjyqësor i Misurit pretendon se ndërsa bashkësia mjekësore kineze kishte indikacione për transmetimin nga njeriu te njeriu i virusit, ata nuk e informuan Organizatën Botërore të Shëndetit kur raportuan për herë të parë shpërthimin. Ai gjithashtu pretendon se udhëheqësit kinezë kanë bërë pak për të frenuar përhapjen e virusit, duke lejuar akoma mijëra njerëz të udhëtojnë drejt dhe jashtë Ëuhanit.

“Në mes të janarit, në ose rreth 16 janarit, pavarësisht se e dinin rreziqet, udhëheqësit e Wuhan organizuan një darkë për 40,000 banorë, duke rritur përhapjen e mundshme të virusit”, shkruhet në padi. “Të pandehurit lejuan mbledhjen e publike dhe eksodin masiv nga Wuhan pavarësisht se i dinin rreziqet e COVID-19, përfshirë rrezikun e transmetimit nga njeriu te njeriu.”

Dosja gjithashtu flet edhe për zyrtarët kinezë që fillimisht sulmuan profesionistët mjekësorë që postuan informacione rreth virusit, përfshirë Dr. Wenliang, i cili më vonë vdiq nga virusi.

“Veprimet e tjera të ndërmarra nga zyrtarët kinezë patën pasoja të mëdha në jetën dhe shëndetin e njeriut dhe kanë çuar në kriza të mëdha ekonomike në të gjithë botën”, thotë padia.

“Para pandemisë, Misuri kishte një nga nivelet më të ulëta të saj të papunësisë në dekadën e kaluar, por në bazë të informacionit dhe besimit, niveli i papunësisë në Misuri tani është më i larti“, pretendon padia. “Përgjigjja ndaj pandemisë ka çuar në mbylljen e bizneseve, ndërprerjen e prodhimit dhe tregtisë së zakonshme dhe shpërndarjen e punëtorëve.”