Bota Shteti më i vogël i BE, 7 kuriozitete që duhet të dini...

Shteti më i vogël i BE, 7 kuriozitete që duhet të dini për Maltën

Malta është një shtet ishull që gjendet në Detin Mesdhe.

Ky shtet ka një popullsi prej mbi 450,000 banorësh dhe si e tillë Malta është njëri nga shtetet me densitetin më të lartë të popullsisë në botë.

Turistë të shumtë e vizitojnë Maltën, kryesisht për shkak të motit të nxehtë, plazheve joshëse, historisë mbi 7000 vjeçare dhe jetës së natës.

Por e dini që Malta është vendi më i vogël brenda Bashkimit Europian?

Ja 7 fakte interesante që duhet të dini për Maltën.

1- Republika e Maltës është një grup prej shtatë ishujsh mesdhetarë, ku vetëm tre prej tyre janë të banuara.

2- Malta është cilësuar si vendi më i vogël i Bashkimit Europian si nga sipërfaqja ashtu edhe nga popullsia

3- Shtatë tempujt megalitikë të Maltës që vazhdojnë të qëndrojnë ende janë strukturat më të vjetra në botë

4- Ka më shumë njerëz me origjinë malteze në Australi se sa në Maltë

5- Thuhet se emri i Maltës rrjedh nga një fjalë greke për mjaltin.

6- Gjuhët zyrtare të Matës janë anglishtja dhe gjuha malteze, e cila dikur kishte dialekt arab.

7- Kryqi në cepin e flamurit maltez është Kryqi i Xhorxhit i dhënë në Maltë në vitin 1942 për trimërinë e tij kur u bombardua nga Italia dhe Gjermania.