Bota Shteti që raporton viktimën e parë nga koronavirusi

Shteti që raporton viktimën e parë nga koronavirusi

Mediat shtetërore në Vietnam konfirmojnë se një pacient ka ndërruar jetën si pasojë e koronavirusit, viktima e parë nga virusi vdekjeprurës në vend.

Vietnami konsiderohet si një ndër vendet që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke mbyllur shumë herët kufijtë dhe vendosur rregulla karantine strikte.

Por një vatër e re në Da Nang, një qytet turistik në brigjet qendrore të vendit ka shkaktuar alarm, ndërkohë që origjina e saj ende nuk është identifikuar.

Gjithashtu në ditët e fundit raportohet dhe një rritjet e rasteve të reja në të gjithë vendin, pas tre muajsh pa asnjë pacient me koronavirus.