Politika Shtohen “tradhtarët” e LSI, Nimet Musai plotëson dokumentacion për deputet

Shtohen “tradhtarët” e LSI, Nimet Musai plotëson dokumentacion për deputet

Djegia në bllok e mandateve të deputetit ka sjellë edhe konfuzion në KQZ se kush kandidat që vijon në listë duhet thirrur për të zëvendësuar deputetin e larguar.

Një ditë më parë u vendos që për mandatin e Erisa Xhixhos në Fier, nga lista e LSI, të njoftohej Marsela Ahmetajt. Por pas një diskutimi të brendshëm në KQZ vakanca i është komunikuar Nimet Musait.

E teksa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka cilësuar tradhtarë të gjithë ata që pranojnë mandatin deputetit, Nimet Musai ka dorëzuar formularin e nevojshëm për të marrë mandatin.