Kryesore Shtohen “tradhtarët” nga PD-LSI, ja kush jenë dy deputetët e rinj

Shtohen “tradhtarët” nga PD-LSI, ja kush jenë dy deputetët e rinj

Ndërkohë që opozita proteston para Kuvendit, dy kandidatë të tjerë, pjesë e listave shumëemërore të PD dhe LSI nuk kanë pranuar vendimin e  grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë per Ambra Borova, e treta, në listën e kandidatëve për deputete të LSI në Shkodër dhe Arben Elezi, i pesti në listën e PD për Elbasanin.

Arben Elezi

Të dy kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.