Bota “Shtrigat e Putinit” mallkojnë kundërshtarët e Presidentit (Video)

“Shtrigat e Putinit” mallkojnë kundërshtarët e Presidentit (Video)

Revista amerikane Newsweek publikoi një video që zbulon një anë të errët të riteve të misticizmit që ka inspiruar pushteti i Vladimir Putin.

Murgesha të veshura me rroba të zeza, bashkojnë energjitë që presidenti Vladimir Putin të jetë i fortë dhe i fuqishëm, duke bërë magji që edhe Rusia të dominojë. Ato janë të ashtuquajturat “Shtrigat e Putinit”.

“Ai që e dëgjon, por nuk dëgjojnë, atë që sheh, por nuk e sheh, që ishte dhe do të jetë nuk do t’i harrojë fjalët e mia: Lartësoje forcën e madhe të Rusisë dhe udhëzoje Vladimir Putinin në rrugët e vërtetë me anë të fjalës time”, thotë një nga thirrjet.

Ceremonia mendohet se ka ndodhur në një nga rezidencat në Moskë. Drejtuesja e ritualit Aliona Polina, nuk hezitoi të japë  deklarata në media duke thënë se ceremonia zgjati rreth 20 minuta.

Në këtë ritual shtrigat jo vetëm që bashkuan energjitë për të forcuar Putin, por i ushtruan ato edhe për të dhënë mallkimet e tyre mbi kundërshtarët e presidentit.