Aktualitet Shtyhet afati i vlefshmërisë për 1.4 milion karta identiteti të vitit 2009

Shtyhet afati i vlefshmërisë për 1.4 milion karta identiteti të vitit 2009

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit.

Vendimi i paralajmëruar më herët, parashikon që “letërnjoftimet elektronike të shtetasve shqiptarë që janë lëshuar nga data 9 shkurt i vitit 2009 dhe që përfundojnë brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2019”.

Këtë vit parashikohet të skadojnë 1.4 milion karta identiteti pasi kanë plotësuar afatin 10-vjeçar që nga prodhimi e futja në përdorim për herë të parë.

Në këtë mënyrë synohet të shmanget problematika e radhëve të gjata për aplikime me kartat e identitetit, por edhe një problem tjetër, që lidhet me procesin e votimit të qershorit të këtij viti ku kartat duhet të përdoren si mjet identifikimi për të votuar.