Aktualitet Shtyhet për të gjashtën herë seanca ndaj Shullazit

Shtyhet për të gjashtën herë seanca ndaj Shullazit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyn për të gjashtën herë radhazi seancën gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit.

Në seancë nuk ishte prezent i pandehuri Shullazi dhe as avokati i tij Vladimir Meçe, i cili paraqiti një raport shëndetësor.

Ndërsa avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin nuk mori përsipër mbrojtjen.

Seanca e radhës do të jetë në 23 prill.