Aktualitet Shtyhet seanca për Tahirin, avokati këmbëngul në pafajësi

Shtyhet seanca për Tahirin, avokati këmbëngul në pafajësi

Gjykata për Krimet e Rënda shtyn seancën paraprake për Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës.

Shkak është bërë mosnjoftimi i tre të bashkëakuzuarve të Tahirit.

Jashtë sallës së gjyqit, Tahiri nuk dha asnjë koment.

Avokati i tij e konsideroi situatën si mungesë profesionalizmi nga ana e Prokurorisë.

Avokati la të hapur mundësinë e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga Tahiri.

Ndërkohë, ai këmbënguli në pafajësinë e klientit.

Seanca e radhës është në 26 mars.