Kulturë Shuhet aktori i humorit fierak, Fuat Boçi

Shuhet aktori i humorit fierak, Fuat Boçi

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur i humorit fierak dhe atij kombëtar, Fuat Boçi.

Aktori që me rolet e tij bëri për të qeshur shqiptarët për disa dekada me radhë, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe do të përcillet sot për në banesën e fundit këtë të martë.

Boçi është një nga themeluesit e estradës së Fierit dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur mbi 600 role.

Për kontributin e tij në skenën e teatrit të Fierit por edhe për rolet e tij të shumta, Fuat Boçi është nderuar me disa nga titujt më të lartë që jepen në vendin tonë.