Bota Shuhet ish-ministri i Jashtëm gjerman Klaus Klinkel, një avokat i Kosovës

Shuhet ish-ministri i Jashtëm gjerman Klaus Klinkel, një avokat i Kosovës

Shuhet në moshën 82-vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman, liberali Klaus Kinkel – raporton DW. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner e vlerësoi Klaus Kinkel si “njeri të drejtë dhe burrë të thjeshtë e me karakter.

Klaus Kinkel drejtoi partinë liberale gjermane, FDP në vitet 1993-1995; ka qenë ministër i Drejtësisë, e në vitin 1992  zëvendësoi në postin e  ministrit të Jashtëm, Hans-Dittrich Genscherin.

Sipas asaj çfarë shkruan Deutche Velle për të ndjerin, gjatë mandatit të tij 1992-1998 Ballkani dhe lufta në ish-Jugosllavi ishin tema qendrore të politikës së jashtme gjermane. Në një intervistë për “Deutschland funk”, në vitin 2008 Kinkel është shprehur se është ndjerë gjithmonë i rënduar, nëse mund të bënin më shumë për njerëzit në Jugosllavi, në kohën e luftës.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dështoi gjatë luftës së Bosnjës, sepse nuk u arrit me vendosmëri në një qëndrim e veprim të përbashkët. Kinkel ishte ministër i Jashtëm gjerman edhe kur u ndez me armë konflikti në Kosovë në vitin 1998.

Ai u përpoq fillimisht në vitet 90-të për të iniciuar dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Klaus Kinkel e cilësoi Sllobodan Millosheviçin atëherë, si “përgjegjësin kryesor të tragjedisë në Kosovë.”

Në tetor të vitit 1998 ai u zëvendësua nga Joschka Fischer, si ministër i Jashtëm, pak muaj më pas, Gjermania për herë të parë pas Luftës së II Botërore mori pjesë në misionet jashtë vendit, në intervenimin e NATO-s në luftën në Kosovë në vitin 1999 – raporton DW, duke ofruar telegrafikisht një profil të tij.