Aktualitet Shuhet Lumturi Blloshmi, Covid-19 i merr jetën piktores së njohur

Shuhet Lumturi Blloshmi, Covid-19 i merr jetën piktores së njohur

Një lajm i trishtë për botën e artit dhe jo vetëm. Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e ka humbur betejën me Covid-19.

Mësohet se Blloshmi ishte e shtruar prej tre javësh në spital.

Ajo njihet nga kritika si “Frida Kahlo” shqiptare.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.