Aktualitet “Shullazi”, shtyhet sërish seanca. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

“Shullazi”, shtyhet sërish seanca. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Seanca e radhës në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit është shtyrë sërish. Shkak këtë herë është bërë mungesa e Prokurorëve.

Nisur nga kjo, avokatët e Shullazit kanë kërkuar pushimin e çështjes.

“Prokurorët nuk janë seriozë në përfaqësimin e çështjes. Emiljano Shullazi po mbahet në burg në mënyrë të pajustifikuar”, thonë avokatët.

Në këtë seancë duhet të ballafaqohej noterja Aida Spahiu dhe truproja Romeo Tarja me dëshmitarin e mbrojtur, Ylvi Beqjën për shkak se gjatë dëshmive të tyre ata pohuan se ai nuk ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Por, dëshmitari i drejtësisë thotë të kundërtën.

Sipas tij, ai kishte firmosur para noteres Spahiu kontratën për ish-Vollgën pasi i ishte drejtuar pistoleta.

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të rithërrasë Jani Zakën, i cili pasi i tregoi drejtësisë se ishte kërcënuar nga Shullazi u largua jashtë Shqipërisë.