Bota Si Arabia Saudite po synon krijimin e “super bankave”

Si Arabia Saudite po synon krijimin e “super bankave”

Nëse nga kontaktet e nisura do të arrihet në një marrëveshje të vërtetë, në Arabinë Saudite mund të lindë një subjekt financiar me aktivitet 182 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për institutin më të madh saudit të kreditit, National Commercial Bank dhe Riyad Bank. Nga bashkimi i tyre mund të lindë grupi i tretë më i madh i vendit.

Në një njoftim, NBC bën të ditur se ekziston mundësia që të lindë një marrëveshje por në çdo rast lëvizjet do të jenë të koordinuara nga banka qendrore saudite dhe skenari nuk parashikon, të paktën për tani, shkurtimin e personelit.

Ajo që përfshin National Commercial Bank e Riyad Bank nuk është fronti i vetëm i hapur i sektorit financiar të Arabisë Saudite, që po eksploron mundësi të tjera për të rritur sektorin e shërbimeve financiare.

Ndërsa pritet për t’u parë si do të vijojnë negociatat mes National Commercial Bank e Riyad Bank, banka të tjeratë rajonit janë të angazhuara në projekte bashkimi: Kuwait Finance House e Ahli United Bank; National Bank e Bahrain me Bahrain Islamic Bank; Bank Dhofar dhe National Bank e Omanit; Alizz Islamic Bank dhe Oman Arab Bank. / “Ilsole24ore”/ SCAN