Extra Si asnjëherë më parë, mbesa e Enver Hoxhës publikon fotografinë e rrallë

Si asnjëherë më parë, mbesa e Enver Hoxhës publikon fotografinë e rrallë

??????????

Mbesa e Enver Hoxhës Valbona Hoxha njihej si një nga vajzat më të bukura në vitet ’90, e cila gjithmonë shoqërohej nga e ëma Liljana Hoxha.

Ajo i ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes mediatike dhe çdo rrjeti social.

Në tetor të vitit të shkuar ajo ka postuar fotografinë e parë në Instagram ku më së shumti ka publikuar shërbimet psikologjike që ajo ofron, ndërkohë para dy ditësh Valbona ka vendosur të ndajë një fotografi të rrallë të sajën.

Edhe pse vitet kanë kaluar, në fotografinë që ajo ka publikuar bie në sy eleganca dhe hiret e saj janë mbresëlënëse.

Valbona është sot nënë e dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Ajo jeton në Vjenë, ku ushtron edhe profesionin e saj si mjeke psikoterapiste.