Horoskopi Si do influencojë eklipsi i 20 janarit në shenjën tënde të horoskopit

Si do influencojë eklipsi i 20 janarit në shenjën tënde të horoskopit

Eklipsi i hënës pritet të ndodhë në 20 janar të këtij viti. Fenomeni premton të sjellë ndryshime në jetën personale dhe financiare për disa shenja.

Dashi

Eklipsi hënor tek Luani do ju japë një atmosferë të ngrohtë. Urani mund të shkaktojë një krizë financiare të lidhur me familjen, dashurinë apo pronën, e cila duhet zgjidhur menjëherë.

Demi

Është e nevojshme të merrni një ofertë pune. Gjatë eklipsit të datës 20, do duhet të bëni zgjedhje. Përgatituni për lajme të papritura.

Binjakët

Eklipsi hënor i 201 janarit do sjellë lajme mbi një projekt. Përgatituni për ndryshime jo positive, pasi Urani do sfidojë hënën, duke ju shkaktuar shpenzim ose humbje.

Do jetë më mirë të shtyni udhëtimet, edhe pse mund të jenë të shkurtra. Një anëtar i familjes mund të ketë nevojë për ndihmë. Pas kësaj, situata do përmirësohet dhe do keni qetësi mendore.

Gaforrja

Duke qenë se hëna është dominante në shenjën tuaj, eklipsi i saj në datë 20 janar do jetë eventi më i rëndësishëm i muajit. Vibrimet e Uranit, planet i të papriturave, do ju habisin me disa lajme që kanë të bëjnë me paratë. Evitoni marrëveshjet kontraktuale apo investimet.

Luani

Ky eklips i 20 janarit do bjerë mbi shenjën tënde dhe do e ndjesh shumë këtë fenomen. Do të të duhet të vendosësh mes marrjes përsipër të më shumë impenjimeve në një marrëdhënie, ose t’i japësh fund asaj.

Virgjëresha

Eklipsi i hënës do sjellë lajme të papritura dhe mund të jetë e nevojshme mbështetja e një miku. Mund t’ju bjerë pak imuniteti, ndaj duhet të pushoni pak në mënyrë që të rimerrni veten. Nëse jeni me dietë, lëreni për pak kohë dhe riniseni më vonë, kjo pasi trupi do ketë nevojë për më shumë energji.

Peshorja

Eklipsi hënor i 20 janarit do ndriçojë miqësitë, duke influencuar në një marrëdhënie. Mbase diskutimet e vjetra do jenë pengesë, por gjithçka do sqarohet.

Akrepi

Eklipsi do duhet të shkaktojë një përmbysje situate në karrierën tuaj dhe disa lajme mund të mos ju pëlqejnë.

Shigjetari

Eklipsi hënor do influencojë në një marrëdhënie dashurie, profesionale, apo ardhjen në jetë të një fëmije. Me shumë mundësi do keni lajme të papritura. Nuk është momenti më i mirë për të udhëtuar ose për të mbyllur disa punë. Do jenë kohë të vështira, por Jupiteri do jetë tek Shigjetari, duke rritur mundësitë për sukses, pavarëisht nga rrugëtimi që zgjedh.

Bricjapi

Eklipsi i datës 20 do sjellë ngritje të financave për ju dhe Urani, planet i të papriturave, do të të shokojë me lajmet që do sjellë.  Nëse humbet një burim të ardhurash, dije se një tjetër do vijë shpejt.

Ujori 

Të lindurit e kësaj shenje, do ndjejnë menjëherë efektet që do sjellë eklipsi hënor më 20 janar. Urani, planeti juaj udhëheqës, do jetë përballë eklipsit, duke sjellë diçka të papritur në marrëdhënien tuaj. Mund të jetë nevoja që të ndani gjithçka me një anëtar të familjes.

Peshqit

Gjatë eklipsit, mendoni për t’ju dedikuar pak vetes me maska për fytyrën, të shihni një film të bukur, apo të analizoni një projekt personal.