Kryesore Si e nis detyrën ambasadorja e re suedeze në Shqipëri

Si e nis detyrën ambasadorja e re suedeze në Shqipëri

Një javë pas marrjes së detyrës së re si ambasadore e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hamstad ka dalë të bëjë pazar nëpër Tiranë.

Ajo ka postuar një foto nga një treg fruta-perimesh në kryeqytet, ku ka pozuar me një domate në dorë, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh.

“Të shpëtosh planetin do të thotë të kërkosh për ushqim të mirë vendas. Në Shqipëri kjo është e lehtë”, shkruan në anglisht ambasadorja suedeze.

Ndërsa shqip ajo shkruan: “Përshëndetje! Unë jam Elsa, ambasadorja e re e Suedisë. Kjo është një domate shqiptare. Mua më pëlqen ushqimi i qëndrueshëm. A e dini se çfarë është ushqimi i qëndrueshëm? Çfarë mund të na thoni për të?”