Aktualitet Si e trafikonin kokainën ish-polici i Laçit dhe specialisti i patentave. Rolet...

Si e trafikonin kokainën ish-polici i Laçit dhe specialisti i patentave. Rolet në grup (Foto)

Një kilogram kokainë u sekuestrua sot nga Policia e Tiranës e cila iu prishi pazarin dy trafikantëve që do ta shisnin, ndërsa një person i tretë arriti të shpëtojë. Gazetarja Dorjana Bezat zbulon për BalkanWeb detaje të tjera për të arrestuarit Gjergji Gjinaj, 49 vjeç dhe Ismail Alushi, 53 vjeç, si dhe personin e tretë të shpallur në kërkim, Arnold Kurtin 41-vjeç.

Burime të policisë konfirmojnë se Gjinaj ka qënë ish-polic patrulle në Laç, detyrë që e ka mbajtur deri disa vite më parë, kur u kap në Durrës teksa trafikonte lëndë narkotike.
ismail alushi(Ismail Alushi)
Ndërsa Ismail Alushi që njihej ndryshe edhe me pseudonimin “Beb”, ishte organizatori i grupit, personi që siguronte lëndën narkotike, që shitej më pas nga Gjinaj e Kurti tek shpërndarësit e dorës së tretë. Edhe Alushi ka qënë më herët i dënuar për “Falsifikim të dokumenteve”.
gjergji gjinaj(Gjergji Gjinaj)

Ndërsa i shpalluri në kërkim, Arnold Alushi punon si specialist tek Drejtoria e Transportit Rrugor, tek patentat ndërkombëtare në Kashar.
Sipas policisë, ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes Kokainës dhe Heroinës, në zona të ndryshme të Tiranës.
arnold kurti(Arnold Kurti)
Gjatë ditës së djeshme (25 janar) rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë./