Bota Si emigrantët shpëtuan një qytet fantazmë të SHBA

Si emigrantët shpëtuan një qytet fantazmë të SHBA

Guymon në Oklahoma edhe për pak dhe do të shndërrohej në një qytet fantazmë.

Por 20 vite më parë, atje mbërritën meksikanët pas hapjes së një kompleksi të përpunimit të ushqimit. Që prej atëherë, emigrantët kanë bërë që qyteti të përjetonte një boom ekonomik.

“Pa hispanikët, këtu nuk do të kishte më asgjë”, thonë ata.

Shumë njerëz shkojnë në këtë zonë për të kërkuar punë dhe pastaj vendosin të qëndrojnë. Gjërat ndryshuan pasi kompania Seabord zgjodhi të vendosej në qytetin e braktisur duke hapur shumë vende të reja pune, e kjo i tërhoqi emigrantët meksikanë, të cilëve sot u njihet merita e ngritjes së ekonomisë lokale.

Nga 977 vetë që kishte qyteti në vitet ‘90, tani numëron 2.197. Hispanikët kanë arritur të kthehen në sipërmarrës e zona është mbushur me dyqane dhe restorante të tyre. Vendasit frekuentojnë në masë këto biznese çka shihet si një tregues mjaft pozitiv. Ky është një avantazh i madh për ne. Kjo tregon që ata i mbështesin bizneset tona, praninë tonë këtu. Them se është dëshmi e faktit që na kanë pranuar.

Qyteti ka votuar historikisht për republikanët, ndërsa pjesa dërrmuese e njerëzve të intervistuar aty, thanë se e mbështesin pa hezitim emigracionin.