Aktualitet Si ju mashtrojnë tregtarët, qumështi i mbushur me ujë

Si ju mashtrojnë tregtarët, qumështi i mbushur me ujë

Një analizë e thjeshtë me mbi 5 lloje qumështi të zgjedhur rastësisht në treg tregon mashtrimin me përdorimin e ujit për të rritur sasinë. Me nivelin më të lartë të ujit rezultoi një shishe e zgjedhur rastësisht mes tregtarëve që shesin në rrugë, e cila rezultoi të ishte gjysmë-përgjysmë me ujë.

Mjekët thonë se mëngjesi ideal nis me një gotë qumësht. Për këtë arsye ky produkt blegtoral konsumohet nga të gjithë grupmoshat. Shumë herë kemi dëgjuar se qumështi përgatitet me ujë. Por sa e vërtetë është kjo? Për të mësuar këtë gjë do të bëjmë një analizë shumë të thjeshtë pranë krioskopit, i cili do të na tregojë përqindjen e ujit në qumësht.

Kemi marrë 5 kampionë qumështi, katër prej tyre janë blerë rastësisht në supermarket, ndërsa kampioni i pestë është blerë në tregun fshatar.

Nëse qumështi ngrin nga 0.520 gradë celsius e lart tregon se qumështi është cilësor. Nëse pika e ngrirjes shkon poshtë kësaj grade atëherë kemi të bëjmë më qumësht të falsifikuar.

“Që të gjesh qumësht pa ujë, pa falsifikim është shumë e rrallë. Pasi 80% i fusin ujë. Kjo bën që të humbi vlera ushqyese dhe të mos marrësh proteinat që ka qumështi. Pastaj mund të ketë dhe ngarkesën bakteriale që mund të këtë uji që përzihet qumështi”, u shpreh Nazif Tivari, teknolog ushqimi.

Analizat treguan që të pestë kampionet kishin ujë. Kampioni i cili kishte më pak ujë ishte ai numër dy, ku kishte 2.1% ujë. Ndërsa abuzuesit më të mëdhenj janë shitësit ambulantë, pra kamioni numër pesë, ku kishte plot 40% ujë.

Ky qumësht fare mirë mund të shërbejë për të shuar etjen, por jo për të marrë vlerat ushqimore që në kërkojmë nga prodhimi blegtorale.