Extra Si ka ndikuar muaji i lindjes në formimin e karakterit tuaj

Si ka ndikuar muaji i lindjes në formimin e karakterit tuaj

Shpërndaje

Janari

Njerëzit e lindur në muajin janar kanë një etikë të fortë pune dhe nuk hezitojnë ta shprehin opinionin e tyre. Kanë qëndrime të vendosura e kokëforta dhe nuk i shohin me sy të mirë ata që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë. Shpesh bëjnë rolin e liderit për shkak të këmbënguljes dhe entuziazmit që ushqejnë për t’ia dalë mbanë, por ndonjëherë nuk i dëgjojnë mirë të tjerët. Kanë një kapacitet të natyrshëm për të mësuar të tjerët, kanë dëshirë të mësojnë dhe dëgjojnë me kureshtje gjërat që u interesojnë.

Shkurt

Nëse keni lindur në muajin shkurt, ndoshta keni një damar të fortë kreativ dhe ju pëlqen të punoni në projekte të reja. Ju pëlqen të hyni në diskutime intelektuale, por nuk ju pëlqen të bisedoni me njerëz që nuk duken shumë të thellë. Jeni një shpirt i lirë dhe nuk ju pëlqen të jetoni brenda kufijve të rregullave rigoroze të shoqërisë. Ju pëlqen të udhëtoni dhe t’i hipni një treni ose aeroplani në rastin e parë. Aventura dhe eksplorimi i botës rreth jush ju bëjnë të ndiheni i gjallë dhe energjik, ju pëlqen të qëndroni nën shoqërinë e shpirtrave të tjerë të lirë dhe ëndërrues si juaji. Jeni një mik shumë besnik dhe i ndershëm dhe po kështu jeni edhe si partner.

Mars

Personat e lindur në mars kanë shumë kreativitet dhe imagjinatë, por tentojnë të jenë të qetë dhe introspektivë. Jetojnë më shumë brenda kokës së tyre, duke i krijuar kryeveprat brenda mendjes më shumë. I drejtohen arteve për të shprehur vetveten dhe të shijojnë kohën e tyre e të qëndruarit vetëm. Janë të butë e të sjellshëm me njerëzit e tjerë, por tentojnë t’ua fshehin pjesën më të madhe të tipareve të tyre. U pëlqen të jenë në paqe, në vende larg zhurmës dhe vendeve të mbushura me njerëz.

Prill

Të lindurit në prill dëshirojnë vëmendje dhe dashuri në çdo sekond që janë në qendër të diçkaje. Nuk marrin me lehtësi urdhra nga të tjerët, preferojnë t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre dhe të udhëheqin të tjerët. Fëmijët e lindur në prill kërkojnë aventura të reja dhe janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të shkarkuar adrenalinën. Ata veprojnë më parë, pastaj mendojnë, e jetojnë jetën çdo ditë  dhe shohin ku i çon kjo. Ndonjëherë mund të tregohen të ashpër dhe të pasjellshëm, por u flet mendja dhe nuk e kanë problem t’ua tregojnë të tjerëve se si e mendojnë.

Maj

Personat e lindur në maj, tentojnë të jenë të paqëndrueshëm, duke dashur sot një gjë krejt të ndryshme nga dje. Shprehen mirë dhe u pëlqen të flasin me njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Kanë një jetë sociale aktive dhe nuk u pëlqen të kalojnë kohë vetëm. Fëmijët e lindur në maj kanë shumë dëshirë të rrinë me nejrëz të rritur që u stimulojnë nivelin intelektual, por kanë në të njëjtën kohë nevojë për argëtim dhe entuziazëm. Mërziten kollaj dhe kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për t’u argëtuar.

Qershor

Nëse keni lindur në qershor, jeni një person shumë i ndjeshëm dhe shumë i dhënë pas kauzave altruiste. Me shumë mundësi jeni të ndrojtur dhe të qetë, por njerëzit e admirojnë shumë këtë aspekt tuajin. Keni një shpirt kreativ dhe mendoni për të ardhmen,  për mënyrën si do t’i krijoni dhe përhapni idetë tuaja nëpër botë. Edhe pse nuk e shprehni gjithmonë si ndiheni, keni një botë të tërë që jeton brenda jush dhe doni vetëm të kuptoni si ta implementoni në jetën e përditshme.

Korrik

Personat e lindur në muajin korrik kanë shumë karakteristika të përbashkëta me ata të lindur në qershor, por janë pak më spontanë dhe ekstroversë. E jetojnë aventurën dhe duan të kalojnë ditë të bukura. Nga jashtë, duken të besueshëm dhe alegro, por së brendshmi fshehin sekrete intime dhe arrijnë t’ua fshehin të tjerëve dhimbjen që ndjejnë. Personat e lindur në korrik kanë shumë energji dhe të tjerëve u pëlqen të dalin me ta për këtë.

Gusht

Fëmijët që lindin në muajin gusht janë liderë nga natyra, nuk kanë frikë të jenë vetëm në opinionet e tyre. Mund të duken prepotentë dhe arrogantë, por para kësaj aparence të parë është një zemër e madhe. Mund të duken njerëz që mendojnë shumë, e megjithatë, nëse nuk janë të kujdesshëm, mund të qëndrojnë të bllokuar brenda qasjeve të tyre të ngurta metodike në jetë. Njerëzit që lindin në gusht mund të bëjnë karrierë në fusha që përfshijnë të menduarit dhe analizat kritike sepse ata e konceptojnë jetën në mënyrë logjike, hap pas hapi. Disa herë nuk i shprehin mirë emocionet e tyre dhe në disa rrethana mund të jetë e vështirë të zbulosh anën e tyre njerëzore

Shtator

Personat e lindur në shtator kanë pritshmëri të mëdha ndaj të tjerëve dhe kjo i zhgënjen pak. Kanë një damar kokëfortësi dhe nëse bie në kontakt me anën e tyre negative, tentojnë të zihen. Janë perfeksionistë dhe kanë pretendime të mëdha për veten dhe të tjerët. Janë edhe sensualë, kreativë, të sjellshëm, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët kur të munden.

Tetor

Njerëzit e lindur në tetor kërkojnë ekuilibër dhe stabilitet në gjithçka që bëjnë dhe kanë një vizion pozitiv në jetë. Nuk ju pëlqen konfrontimi dhe e evitojnë sa herë është e mundur. Kanë një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë e tyre. Janë simpatikë dhe aktivë në biseda. Edhe pse u pëlqen të jenë në kontakt me njerëz, janë shumë të pavarur.

Nëntor

Njerëzit e lindur në muajin nëntor janë shumë të kujdesshëm dhe shpesh i fshehin ndjenjat e tyre të vërteta nga të tjerët. Nuk iu pëlqen t’u thonë të tjerëve se ç’duhet të bëjnë dhe fokusohen në rrugën e tyre në jetë. Nuk kanë shumë frikë dhe hidhen menjëherë në situata kritike, duke marrë përgjegjësi për pasojat. Nuk intimidohen kollaj, janë kokëfortë dhe kanë një qasje apasionante ndaj jetës.

Dhjetor

Njerëzit e lindur në dhjetor janë aventurierë dhe bujarë. Megjithatë, ndonjëherë mund të mbërthehen nga krenaria e tyre dhe nuk arrijnë të jenë në një hap me njerëzit e tjerë. Janë të guximshëm, argëtues dhe shpirti i tyre i lirë balancon në mënyrë të përkryer anën e tyre të vështirë.